PROFESIONALITET

Centri Dentali Italiani është një klinikë e re që ndodhet në mes të Bllokut, në Rrugën Ismail Qemali.

Këtu mund të gjeni një strukturë moderne dhe inovative me një personel shumë të kualifikuar që do të kujdeset për buzëqeshjen tuaj.

Stafi jonë është i përbërë nga profesionistë me specializime të larta të cilët kanë si qëllim t’iu garantojnë pacientëve tanë shërbimin më cilësor të mundshëm.

Pas mbërritjes suaj në klinikë personeli ynë do të kryejë një kontroll të plotë të gjëndjes shëndetësore të buzëqeshjes suaj, në këtë mënyrë mund t’iu këshillojë opsionet terapeutike më të përshtatshme për zgjidhjen e problematikave të evidentuara. Garancia e made in Italy, profesionaliteti i stafit dhe pajisja me teknologjitë më të fundit sigurojnë arritjen e objektivave të programuara.