Zbardhim dentar Tiranë

Zbardhim dentar Tiranë. Ndërhyrje të sigurta të dentistëve profesionistë. Centri Dentali Italiani.

Zbardhim dentar në Tiranë. Për një buzëqeshje rrezëllitëse.

Do të buzëqeshësh sërish me siguri në vetvete? Ke menduar ndonjëherë për zbardhim dentar? Klinika Centri Dentali Italiani në Tiranë është një qendër dentare me profesionalitet të lartë që realizon trajtime zbardhimi dentar në Tiranë.

Zbardhimi dentar  është një procedurë dentare që lejon përmirësimin e ngjyrës së dhëmbëve, duke i  bërë ato më të bardhë dhe duke përmirësuar në këtë mënyrë estetikën e gojës tënde.

Zbardhimi dentar është një proces që ka për qëllim t’i bëjë më të bardhë dhëmbët e tu përmes zbardhimit të ngjyrës natyrale të dhëmbit tënd, por që varion nga një njeri te tjetri, duke vendosur kështu rezultatin final.

Në veçanti ngjyrimi efektiv i dhëmbit ka tendencë të rikthehet, sidomos në bazë të zakoneve të këqija të të ushqyerit si  pirja e duhanit, alkoolit dhe konsumimi i tepërt i kafesë, të gjitha këto elemente ndikojnë në nxirjen e smaltit dentar.

zb

Zbardhimi dentar mund të kryhet për çdonjeri, por përpara se të fillojmë gjithmonë duhen bërë disa analiza në gojën e pacientit. Në fakt zbardhimi dentar këshillohet për dhëmbët me implante, kurora ose mbushje në pjesën e përparme të gojës.

Zbardhimi dentar i kryer në klinikën tonë në Tiranë është një proces përmes të cilit në dhëmbë aplikohet një xhel zbardhues në gjendje të përcaktojë hapjen e kanaleve mikroskopike që formojnë strukturën e dhëmbit duke e lidhur pjesën e brendshme me atë të jashtme. Është një trajtim jo gërryes, që nuk dëmton në asnjë mënyrë strukturat dentare, prandaj mund mund të përseritet pa problem çdo vit.

Centri Dentali Italiani është qendra e specializuar nëTiranë me profesionistë italian dhe teknika avanguarde që të ndjek në çdo hap të trajtimit.  Mos rrezikoni me metodat shtëpiake për zbardhimin dentar përmes të cilave rrezikoni të demtoni terësisht smaltin dentar, besoni tek mjekët dentistë ekspertë në këtë sektor.

Centri Dentali Italiani – Zbardhim dentar në Tiranë. Telefono tani  +355 (0)4 220 0388 ose eja në klinikë, jemi në qendër  të Tiranës, te Rruga “Ismail Qemali”, Nr.4 . Për më shumë informacione shkruaj në info@centridentali-italiani.it.